Vlerat

Trepharm është prodhuesi farmaceutik në Kosovë.

  • REPUTACIONI

    Ndërtimi i besimit në një kompani është një betejë e gjatë dhe e vështirë, por ne synojmë të dëshmojmë se edhe një kompani vendore mund të jetë po aq e sukseshme, e sigurtë dhe e besueshme sa edhe liderët në fushën farmaceutike, të cilëve jemi mësuar t’u besojmë.

  • PERSONELI

    Personeli i të gjitha niveleve është esenca e “Trepharm”.

    Përfshirja e tyre e plotë mundëson që aftësitë e tyre të zbulohen dhe të zhvillohen, në funksion të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së produkteve.

  • EFIKASITETI

    Rruga drejt përmirësimit të vazhdueshëm do të kalojë nëpërmjet rritjes së nivelit të teknologjisë, përdorimit të materialeve në mënyrë efikase, minimizimit të humbjeve, etj

  • RISIA

    Ndërtimi i standarteve që përmbushin pritjet për kualitet, do të shërbejnë për të rritur nivelin e kërkesës në industri.

    Risi në produkte, etiketime që ruajnë ambientin dhe etikën si dhe marketingu i përgjegjshëm do të jenë shoqërues të vazhdueshëm të aktivitetit të “Trepharm”, përveç vënies së të gjitha kapaciteteve që disponojmë në funksion të komunitetit shkencor në vend.

  • MOTIVIMI

    Sfida e shtruar para nesh është e madhe, por më e madhe është dëshira për të treguar se ne mundemi!

    Mbështetja në një vullnet gjithëpërfshirës, siguron angazhimin e udhëheqjes së “Trepharm” për të realizuar një ëndërr që vërteton vlerat që ka ky vend.